Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Engjëjt dhe shejtanët nuk bashkohen në një vend

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (29)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-5-11-1435.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e vërtetë se kur engjëjt vijnë në një vend shejtanët ikin?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Engjëjt dhe shejtanët kurrë nuk bashkohen në të njëjtin vend. Kur ata shohin engjëjt, ikin. Allahu ka thënë në lidhje me luftën e Bedrit:

وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ وَقَالَ لاَ غَالِبَ لَكُمُ الْيَوْمَ مِنَ النَّاسِ وَإِنِّي جَارٌ لَّكُمْ فَلَمَّا تَرَاءتِ الْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَى عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِّنكُمْ إِنِّي أَرَى مَا لاَ تَرَوْنَ إِنِّيَ أَخَافُ اللّهَ وَاللّهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ

”Përkujto (Muhammed) kur shejtani ua hijeshoi veprat e tyre dhe u tha: ”S’ka kush që mund t’iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!” E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: ”Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem Allahut. Allahu ndëshkon shumë ashpër.” 1

Çfarë pa ai? Ai pa engjëjt. Engjëjt erdhën së bashku me sahabët. Kur ai pa engjëjt ai u zhduk dhe u hodh në det. Siç thashë engjëjt nuk bashkohen kurrë me shejtanët në të njëjtin vend.”


1 El-Enfal 8:48

Shpërndaje: