Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Engjëjt që nuk kanë mëshirë

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (vdiq. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/501-502)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Tebareke ue Te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلَائِكَةٌ غِلَاظٌ شِدَادٌ لَا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ

O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” 1

Natyrshmëria e këtyre engjëjve është e ashpër. Zemrat e tyre janë zbrazur nga çdo hir për ata që blasfemojnë (kanë mosbesim) në Allahun. Trupat e tyre janë jashtëzakonisht të fortë, kompakte dhe pengesë për këdo që i sheh ata. Ibn Ebi Hatim transmeton se Ikrimeh ka thënë:

”Kur grupi i parë ti afrohen xhehnemit ata gjejnë 400.000 nga rojet e xhehnemit duke qëndruar tek porta e tij. Fytyrat e tyre do të jenë të zeza, dhe ata do të tregojnë thëmbet e tyre të mprehtë. Allahu ka nxjerrë hirin nga zemrat e tyre. Nuk ka hir as edhe sa pesha e një milongonës në to. Në qoftë se një zog do të kishte fluturuar nga njëra shpatull e tyre tek shpatulla tjetër, ky udhëim do të zgjaste dy muaj… ”


1 Et-Tahrim 66:6

Shpërndaje: