Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Er-Raxhihi – A justifikohet njeriu për injorancën e tij? (1)

Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi
Burimi: https://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=145451
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të bëhet tekfir mbi një person nëse ai bën diçka që e anulon teuhidin, si p.sh. t’i lutet ose t’i kërkon ndihmë dikujt tjetër përveç Allahut sepse ai beson se ky person ka një pozitë të lartë tek Allahu dhe se ai ndërmjetëson për të tek Allahu?

Përgjigje: Tekfiri bëhet vetëm pasi t’i jetë ngritur argumenti. Duhet t’i qartësohet çështja personit. Nëse vazhdon pas sqarimit, atëherë bëhet tekfir mbi të. Para kësaj ai mund të ketë qenë injorant. Ai mund ta ketë keqkuptuar çështjen. Ai mund të jetë shprehur në mënyrë të gabuar si personi që humbi devenë dhe tha:

“O Allah! Ti je robi im dhe unë jam Zoti Yt.”

I rrëshqiti goja dhe iu drejtua Zotit të tij në këtë mënyrë për shkak të gëzimit të jashtëzakonshëm. Kështu që mundet t’i rrëshqet goja dhe të deklarohet në mënyrë të gabuar. Ai mund ta ketë keqkuptuar çështjen. Ai mund të jetë injorant. Njohja e gjendjes së tij është e domosdoshme. Duhet t’i sqarohet çështja. Nëse ai vazhdon pas sqarimit, atëherë bëhet tekfir mbi të.

Shpërndaje: