Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Er-Raxhihi – A justifikohet njeriu për injorancën e tij? (3)

Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi
Burimi: https://twitter.com/AbduazizCenter/status/626004344622727169
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të bërë tekfir mbi një person?

Përgjigje: Nuk duhet bërë tekfir mbi një person derisa t’i arrijë e vërteta; duhet të plotësohen kushtet dhe të eliminohen pengesat. Nëse ai thotë ose bën diçka që është kufër (dalje nga feja), atij duhet t’i arrijë e vërteta. Kjo është ajo që dijetarët e Ehl-us-Sunetit si shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh kanë përcaktuar; nuk duhet bërë tekfir mbi një person derisa t’i ketë arritur e vërteta. Personi ndoshta nuk di. Ai ndoshta është injorant, ai nuk di. Kur mësohet, tërhiqet nga gabimi. Ai mund të jetë [zëri i paqartë], ai mund të ketë një dyshim. Kur dyshimi përfundon, tërhiqet nga gabimi. Vetëm nëse ai këmbëngul pasi mëson të vërtetën, bëhet  tekfir mbi të.

Shpërndaje: