Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah Er-Raxhihi
Burimi: https://twitter.com/AbduazizCenter/status/626004344622727169
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të bërë tekfir mbi një person?
Përgjigje: Tekfiri mbi një individ nuk bëhet menjëherë. Fillimisht duhet që atij t’i arrijë e vërteta dhe të sqarohen kushtet si dhe të largohen pengesat. Nëse një person thotë apo bën diçka që është kufër (dalje nga feja) nuk gjykohet menjëherë si kafir derisa t’i sqarohet qartë e vërteta.
Kjo është ajo që dijetarët e Ehl-us-Sunetit, si shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh, kanë përcaktuar;
“Nuk duhet bërë tekfir mbi një person derisa t’i ketë arritur e vërteta.”
Personi ndoshta nuk di. Ai ndoshta është injorant, ai nuk di. Kur mësohet, tërhiqet nga gabimi. Ai mund të jetë [zëri i paqartë], ai mund të ketë një dyshim. Kur dyshimi përfundon, tërhiqet nga gabimi. Vetëm nëse ai këmbëngul pasi mëson të vërtetën, bëhet tekfir mbi të.