“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Esharitë janë Ehl-ul-Bidah

Imam Muhammed bin Ismail es-San’ani

Burimi: el-Isha’ah, fq. 71-72

Maktabah el-Ulum uel-Hikam, 1424/2003

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Mendimi i dytë thotë se, grupi që është e ndaluar për t’u ndarë nga ta janë Esharitë. Ata e quajnë veten “Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah”, siç ka thënë ez-Zamakhshari, në shpjegimin e sures “Al-A’raf”.

Megjithatë, është e pasaktë për të shpjeguar el-Xhema´ah në këtë hadith në këtë mënyrë. Ky emër që ata i kanë dhënë vetes është një emër i shpikur. Nuk ekzistonte në kohën e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) dhe si rezultat nuk është e saktë për të shpjeguar fjalët e tij (salAllahu alejhi ue selem) me të. Fjala e profetit lejohet të shpjegohet vetëm me atë që ishte e njohur në gjuhën e tij.

Pos kësaj, është e njohur se Esharitë kan shpikur risi në skolastikë (bazimin në logjikë). Këto risi janë të dënuara dhe i kundërshtojnë Selefetët e këtij umeti. Prandaj, është obligim largimi nga risitë e tyre dhe jo fare e ndaluar. Ata në fakt as nuk janë Ehl-us-Sunneh e as el-Xhema’ah.

Shpërndaje: