Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Esharitë janë Kulabi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (9)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul-2-1-1435.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj Esharive, të cilët mohojnë se Allahu është mbi qiej, duke pasur parasysh se ata pretendojnë se janë Ehl-us-Sunneh?

Përgjigje: Ju nuk mund të bëni asgjë lidhur me këtë. Shpjegojuani atyre. Shpresojmë se ndonjë prej tyre do të pendohet dhe të kthehet tek e vërteta. Megjithatë, është e vështirë që ti bësh ata që ta braktisin besimin e Esharive.

Ebul Hasan el-Esh’ari nuk ka të bëjë me këtë asgjë. Ata gënjejnë rreth tij. Kah fundi i jetës së tij, el-Esh’ari është shprehur qartë se ai pason besimin e Imam Ahmedit. Këtë ai shkroi në librin e tij Thaghr dhe në librat “el-Ibaneh” dhe “Makalat-ul-Islamijjin”. Në to ai shkroi se ai e ka besimin e Imam Ahmedit. Ky ishte deklarimi i tij (rahimeullah) i fundit. Esharitë e sotëm nuk e kanë besimin e tij. Ata e kanë besimin të cilën ai e kishte para se ai u pendua. Kjo ishte kur ai ishte me sektin Kulabijeh. Pasi ai u pendua Esharitë mbetën me besimin e sekti Kulabijeh të cilin ai e kishte më parë.

Shpërndaje: