“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Esharitë janë Muatilah

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kaul el-Mufid (1/326-327)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Esharitë iu atribuohen Ebul-Hasan el-Esh’ariut. Ata quhen “Muatilah” sepse shtrembërojnë kuptimet e teksteve dhe atë me të cilën Allahu e ka përshkruar Veten e Tij. Megjithatë, ata mohojnë shumicën e cilësive dhe jo të gjitha, për dallim nga Mutezilitë të cilët mohojnë cilësitë dhe besojnë në emrat. Kjo është thënë nga ta në mënyrë të përgjithshme. Si për ekstremistët e tyre, ata i mohojnë edhe emrat.

Lidhur me Esharitë, ata konsiderohen Muatilah sepse ata mohojnë shumicën e cilësive. Ata pohojnë vetëm shtatë cilësi. Nga ana tjetër cilësitë e Allahut janë të panumërta.

Esharitë madje as nuk pohojnë këto cilësi sikurse Selefët. Shembuj të këtyre janë të folurit e Allahut. Sipas Ehl-us-Sunnetit, Allahu flet sipas dëshirës së Tij, me zë dhe shkronja. Esharitë thonë të folurit ka të bëjë me Allahun në të njëjtën mënyrë sikurse jeta dhe dija e Tij, nuk flet sipas vullnetit të Tij. Ajo që ne dëgjojmë është vetëm shprehje për fjalët e Allahut dhe jo fjalë e Allahut. Në fakt të fjala e Tij është e krijuar.

Kjo tregon faktin se ata fare nuk e pohojnë fjalën si cilësi e Allahut. Prandaj disa prej tyre thanë se nuk ka dallim mes tyre dhe Mutezilive në lidhje me fjalën e Allahut, pa siqë ata të dy thonë se ajo që është mes kopërtinës së Kuranit është e krijuar.

Shpërndaje: