Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)
Burimi: el-Intikad er-Raxhih fi Sherh-il-I´tikad es-Sahih, fq. 133-134
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Al-Alihabadi (rahimehullah) ka thënë:
“Kur ata thonë se të folurit e Allahut nuk përbëhet nga germat dhe zëri, ata e kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin. Nuk është logjike që fjala e Tij të jetë pa zë dhe germa. Kurani është fjala e Allahut; ai ka filluar prej Tij dhe do të kthehet tek Ai. Edhe shprehjet edhe kuptimi i Kuranit janë fjalë e Allahut. Xhebraili ishte vetëm bartës i Kuranit. Detyra e profetit (salAllahu alejhi ue selem) ishte që vetëm ta kumtojë atë. Të gjithë që e lexojnë Kuranin e lexojnë fjalën e Allahut që Ai e ka folur dhe të cilën Xhibraili e ka dëgjuar prej Tij në të vërtetë dhe që i është shpallur të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në mënyrë të bindur. Ai që thotë se Kurani është fjala e një engjëlli ose fjala e një njeriu do të hyjë në xhehnem.
Është vetëm Allahu (Te ala) ai që e di mënyrën e të folurit të Tij. Vetëm Ai e di mënyrën se si. Njerëzit të cilët vetëm mund të imagjinojmë një fjalën në një mënyrë njerëzore kanë rënë thellë në humnerën e shtrembërimit. Kjo mënyrë e të menduarit i ka mbytur ata në valët vdekjeprurëse pasi i ka shpërndarë shumë larg nga brigjet e shpëtimit në besimin e asaj që është në Kuran dhe Sunnet. Si mund të mendojnë kështu kur gurët e vegjël e kishin zakon të bënin tespih (thoshin SubhanAllah) Allahun ndërsa shkëmbinjtë dhe pemët flisnin si mrekulli e profetit (salAllahu alejhi ue selem)? Ky ishte një fenomen i pazakontë. Pse nuk është Ai që është i aftë për çdo gjë, që të flas në një mënyrë të pazakontë? Pse duhet kjo të jetë e pamundur?
Lidhur me besimin se to janë fjalë në vete dhe të brendshme, që përmendet në librat e Esharive dhe të tjerëve, kjo teori nuk e nuhatur aromën e Kuranit dhe Sunnetit.”