“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Është e ndaluar heshtja ndaj bidaçive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Tathir-il-I’tikad (10)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-04-17.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse dijetari nuk i qorton bidatet e bidatçive për të fituar dashurinë e tyre dhe për ti bashkuar ata …

Përgjigje: Ky është lëshuarje pe në fe. Kjo është lëshuarje pe në fe:

وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ

Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.” 68:9

Kjo nuk është e lejuar. Dijetarit nuk i lejohet që të hesht.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që fsheh një njohuri Allahu do ti vë fre të zjarrit në Ditën e Gjykimit.”

Në ajetin fisnik thuhet:

إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُولَئِكَ يَلعَنُهُمُ اللّهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ

Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.” 2:159

وَإِذَ أَخَذَ اللّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلاَ تَكْتُمُونَهُ فَنَبَذُوهُ وَرَاء ظُهُورِهِمْ وَاشْتَرَوْاْ بِهِ ثَمَناً قَلِيلاً فَبِئْسَ مَا يَشْتَرُونَ

Dhe kur Allahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehin, por ata e hodhën atë tej pas shpine dhe bënë tregti me të për një fitim të mjerë. Dhe vërtetë më e keqja është që ata blenë.” 3:187

Nuk është e lejuar për të fshehur dijen kur njerëzit janë në nevojë për të. Nuk është e lejueshme për të vonuar sqarimet kur janë të nevojshme. Kjo është e njohur në përgjithësi.

Shpërndaje: