Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (1022)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa vëllezër pretendojnë se Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh lejoi zgjedhjet dhe pjesëmarrjen në parlament në “Mexhmu-ul-Fataua” dhe se fjalët e tij na kujtojnë gjendjen aktuale.
Përgjigje: Kjo nuk është e mjaftueshme. Fjalët e Ibnu Tejmijes duhet të nxirren në pah dhe pastaj të diskutohen. Nuk kishte parlamente në kohën Ibn Tejmijes. Nuk mund të imagjinohet se Ibn Tejmijeh do të kishte mbështetur këto parlamentet ku muslimanët, kufarët, muslimanët e devotshëm, muslimanët mëkatarë, dijetarët muslimanë dhe muslimanët injorantë mund të zgjidhen. Si funksionon kjo gjë? Nuk është e mundur për një njeri që ka njohuri më të vogël që të thotë diçka të tillë.
Është e mundur që Ibn Tejmijeh të ketë një tjetër deklaratë që interpretohet nga njerëzit epsharak dhe njerëzit e motivuar për të mbështetur këto zgjedhje.