Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është grindja mes El-Usabit dhe El-Haxhurit një grindje mes dy kolegëve që duhet injoruar?

Shejkh Abdul-Aziz bin Jahja el-Burai

Burimi: http://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=8542

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj deklaratës të fundit të Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabit që e tha në Hadrameut në lidhje me Shejkh el-Haxhurin?

Përgjigje: E kisha zakon që të thosha më parë dhe po e them përsëri: pse nuk u pyetëm kur Shujukhët e Ehl-us-Sunnetit u fyen? Pse nuk na shtruan pyetjen se si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj personit i cili thotë se Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi është armik i Sunetit, dhe se ai e mbart flamurin e shejtanit, dhe duket se ai është një prej nxënësve të [hipokritit] Abdullah bin Ubej bin Selulit? Pse nuk u pyetëm në lidhje me këtë? Pse nuk u pyetëm për librin në të cilin thuhet se Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab [el-Uasabi] ka bërë krime ndaj parimeve Selefite?

Pse nuk u pyetëm kur u tha se Shejkh Ubejd el-Xhabirij është një nga mashtruesit e mashtruesve dhe se ekziston rreziku që ai të bie në kufër, dhe se ai është armik i Sunnetit?

Pse nuk u pyetëm kur u tha se Shejkh es-Saumali kurdisn mashtrime kundër Selefizmit dhe se ai i kthen njerëzit kah vetja me të holla?

Pse ne u pyetëm atëherë ndryshe nga tash? A është vetëm tash që njerëzit e kanë kuptuar se ne kemi të drejtë të pyetemi? Ne nuk jemi të detyruar që të përgjigjemi. Këto fjalë janë të thëna nga Shejh el-Uasabi ose nga el-Haxhuri dhe pasuesit e tij. Dijetarët le të shikojnë në to. Kush ka argument për atë që thotë ai, i pranohet nga dijetarët.

Pos kësaj, mund të pyesni nëse fjalët e Sheikh el-Uasabit i përkasin mosmarrëveshjeve mes dy kolegëve? Jo, nuk janë të tilla. E njëjta gjë vlen me fjalët e Shekh Ubejdit, me fjalët e Shejkh Rabisë dhe fjalët e Muhammed bin Hadit. Ato nuk i përkasin mosmarrëveshjeve mes dy kolegëve. Polemika e dy kolegëve rrjedh nga një grindje dhe probleme mes vete. Shembuj të kësaj është kur i thanë Imam Malikut se Ibn Is’haku kishte thënë:

“Më jep fikhun e Malikut dhe unë do ta trajtojnë atë.”

Maliku tha:

“Mashtruesi i mashtruesve”.

Dijetarët thanë se Imam Maliku e kishte thënë këtë sepse ishte prekur nga fjalët e tij. Kjo nuk është një prej këtij lloji. Kjo është më tepër një kritikë me të cilën personi ka për qëllim kritikën, ku duhet të shikohet në argumentet e tij. Shembull i kësaj është të thuhet se një person është i besueshëm dhe i dobët. Pastaj dijetarët shikojnë në qoftë se ka argument në këtë çështje apo jo. Megjithatë, mosmarrëveshja mes kolegëve bazohet në një grindje të madhe mes vete në çështje materiale ose në dallime medhhebore me bazë sikurse ti akuzosh tjerët të jenë Shi’ah, Nauasib, Khauarixh ose Murxhiah. Megjithatë, është  gabim për të aplikuar këtë parim në të gjitha situatat. Kjo nuk i përket mosmarrëveshjes mes dy kolegëve. Këto fjalë janë për qëllim nga folësi dhe fliten në mënyrë të qetë. Këto duhet shikuar nga argumentet, ajo pranohet prej tij dhe jo ndryshe. Ky është edhe rasti kur një imam thotë se dikush është i dobët. Nëse dijetarët gjejnë argument për këtë, pranohen fjalët e tij dhe jo ndryshe.

Shpërndaje: