Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është Hidri ende gjallë?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. 5513

Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

Anëtar: Abdullah el-Gudejjan

Zëvdendës: Abdurr-Rrazak Afifi

Kryetarë: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është Hidri (alejhi selam) ende gjallë, sikurse disa pohojnë?

Përgjigje: Më e sakta nga dy mendimet tek dijetarët është ai që shumica e dijetarëve mbajnë, të cilët thanë se Hidri (alejhi selam) ka vdekur. Kjo bazohet në gjykimin e përgjithshëm, në fjalën e Allahut (Te ala):

وَمَا جَعَلْنَا لِبَشَرٍ مِنْ قَبْلِكَ الْخُلْدَ ۖ أَفَإِنْ مِتَّ فَهُمُ الْخَالِدُونَ

“Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?” 21:34

Është transmetuar nga Ibn Umeri se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e fali një nga namazet e jacisë në ditët e fundit të jetës së tij dhe pasi që dha selam, ai u ngritë dhe tha:

”A e shihni këtë natë? Askush në sipërfaqen e tokës nuk do të jetojë pas njëqind viteve pas kësaj nate.”

Ibn Umeri ka thënë: Njerëzit nuk i kuptuan fjalët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në lidhje me njëqind vite. Atë që i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) kishte për qëllim atë ditë ishte se askush nga ata që kishin jetuar në tokë do të jetonin pas njëqind viteve dhe ky do të ishte fundi i këtij brezi. Ky hadith transmetohet nga Muslimi. Ky është edhe parimi dominues në ligjin e Allahut mbi njerëzit. Prandaj ne duhet ti përmbahemi kësaj baze përderisa nuk ka ndonjë argumente që dëshmon se Hidri është një përjashtim nga ky rregull. 

Shpërndaje: