Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Është obligim pasimi i fetvasë e cila është e bazuar në argument

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

https://www.youtube.com/watch?v=Rj8HoYe_OSk

Pyetje: Në lidhje me pyetjen paraprake ku, pyetësi përmendi se disa njerëz nuk i marrin fetvatë e dijetarëve; -them: Çfarë mendoni për ata të cilët kur u ofrohen këto fetva, thonë se: “ka dijetarë të tjerë të cilët kanë mendime të ndryshme nga ato?” Këto gjëra që po ndodhin ndërmjet dy palëve, i kanë hutuar njerëzit e rëndomtë. Një pyetje tjetër thotë: Çfarë thoni për atë i cili dëgjon këto kundërshtime dhe thotë se: Çdo ditë që kalon, keni fetva të reja.

Përgjigje: Ne kemi i kemi sqaruar këto gjëra në fjalimet dhe përgjigjet tona të mëparshme dhe kemi theksuar se mospajtimet ekistojnë. Mirëpo, është e detyrueshme për të pasuar mendimin i cili është i bazuar në argument nga Libri i Allahut dhe nga Sunneti i të Dërguarit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem).

Nuk duhet të themi se ka mosmarrëveshje mbi këtë çështje apo ka edhe mendime të tjera. Kjo është mënyra për t’i devijuar njerëzit.

Është obligim pasimi i fjalëve të dijetarëve; fjalë të cilat përputhen me argumente autentike. Kjo është obligim për çdo mysliman. Ndërsa të zgjedhësh fetva të cilat përputhen me epshet tuaja, kjo nuk është asgjë tjetër veçse devijim.

Shpërndaje: