Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205827
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nuk është përmendur që idhujtarët të kenë agjëruar për statujat e tyre. Me të vërtetë ata përkulen para tyre, bien në fytyrë, u bëjnë flijime dhe i adhurojnë, por nuk është përmendur se ata agjërojnë. Është vetëm muslimani që agjëron për hir të Allahut (azze ue xhel). Prandaj Allahu tha për agjërimin:
“Agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblej për të.”
Asnjë popull tjetër nuk agjërojnë për dikë tjetër përveç Allahut (subhanehu ue te ala). Kjo është ndoshta – dhe Allahu e di më mirë – pse Allahu e veçoi agjërimin përpara të gjitha veprave të tjera, domethënë sepse agjërimi nuk përzihet me syefaqësi, idhujtari apo qëllimin për dikë tjetër përveç Allahut (subhanehu ue te ala).