“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Esma bint Ebi Bekr

Imam Shemsud-Din Edh-Dhehebij (v. 748)

Burimi: Sijer E’lamin-Nubela, (2/287-296)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Emri i saj është Esma bint Ebi Bekr Abdullah bin Ebi Kuhafeh, Umu Abdallah el-Kurashijeh et-Temimijeh el-Mekijeh dhe pastaj el-Medenijeh.

Ajo është nëna e sahabiut Abdullah bin Zubejr (radijAllahu anhu) dhe motra e nënës së besimtarëve, Aishes (radijAllahu anha). Është gruaja e fundit që vdiq nga Muhaxhirët. Ajo transmetoi disa hadithe dhe jetoi një jetë të gjatë. Ajo është e njohur si “gruaja me dy rripa”.

Emri i nënës së saj ishte Kutejlah bint Abdul-Uzze el-Amirijeh.

Prej atyre që kanë transmetuar prej saj janë dy bijtë e saj Abdullahu dhe Urueh, nipi i saj Abdullah bin Urveh, Ibn Abasi dhe Ebu Uakid el-Lejthi.

Ajo ishte dhjetë vjet më e vjetër se Aishah. Abdurr-Rrahman bin Ebiz-Zinad ka thënë se Esma ishte dhjetë vjet më e vjetër se Aishah.

Ajo emigroi kur ishte shtatzënë në Abdullahun. Thuhet se nuk i ka rënë asnjë dhëmb. Ajo dëshmoi betejën e Jermukut së bashku me burrin e saj Zubejrin (radijAllahu anhu). Ajo, babai i saj, gjyshi i saj dhe djali i saj Abdullahu ishin të gjithë sahabë.

Esma (radijAllahu anha) ka thënë: “Kur profeti ﷺ do të emigronte, ia përgatita atyre ca ushqim në shtëpinë e babait tim që ta marrin me vete gjatë udhëtimit. Mirëpo, nuk gjeja asgjë për ta lidhur thesin me ushqim dhe enën e ujit. Prandaj i thashë babait tim: “Nuk po mund të gjej asgjë për ta lidhur thesin, përveç rripit tim.” Ai më tha: “Ndaje atë në dy pjesë dhe lidhi ato!” Prandaj ajo u quajt:

“Gruaja e dy rripave”.

Ibn Ebi Mulejkeh ka thënë: “Esma (radijAllahu anha) zakonisht kishte dhimbje koke. Pastaj ajo vendoste dorën e saj mbi kokë e thoshte: “Kjo është për shkak të mëkatit tim. Por ajo se Allahu fal, është më e rëndësishme.”

Urueh transmeton nga Esma (radijAllahu anha) e cila ka thënë:

“Zubejri (radijAllahu anhu) u martua me mua, ai nuk kishte në pronësi të tij asnjë pjesë toke apo ndonjë rob përveç një deve që barte ujë dhe kalin e tij. E ushqeja kalin e tij, i jepja ujë për të pirë, ia qepja kovën e madhe të tij dhe e bëja brumin megjithëse nuk isha e aftë në gatimin e bukës, bukën na e gatuanin disa fqinje nga Ensaret, të cilat ishin gra të çiltra. Unë e kisha zakon të barti bërthamat e hurmave mbi kokë nga toka të cilën i dërguari i Allahut ﷺ ia kishte dhënë Zubejrit. Toka ishte 3,7 kilometra larg nga shtëpia ime. Një ditë gjersa isha duke bartur bërthamat e hurmave mbi kokë, befas pashë të dërguarin e Allahut ﷺ i cili ishte i shoqëruar me disa prej sahabëve të tij. Ai më thirri dhe tha: “Ih, ih!”[1] Në mënyrë që unë të ulesha në deve pas tij. Më erdhi turp të udhëtoja me burra dhe mu kujtua Zubejri dhe xhelozia e tij. Ai ishte njeriu më xhelozë. Erdha tek Zubejri dhe i thashë: ”Më takoi i dërguari i Allahut derisa po i bartja bërthamat e hurmave dhe me të ishin disa sahabë, urdhëroi devenë të përulet që t’a ngisja por unë u turpërova aq shumë dhe mu kujtua xhelozia jote.” I dërguari i Allahut kuptoi turpin tim dhe u largua. Zubejri më tha: “Betohem në Allahun! Që ti të bartë bërthamat e hurmave është me e rëndë për mua sesa të ishe hipur me të.” Vazhdova këtë jetë të vështirë derisa Ebu Bekri ma dërgoi një shërbëtorë që morri për sipër përkujdesjen e kalit dhe mu dukë sikurse më liroi nga robëria.” Bukhariu (5224) dhe Muslimi (2182).

Ibnuz-Zubejri ka thënë: “Ky ajet është shpallur në lidhje me Esman. Emri i nënës së saj ishte Kutejleh dhe ajo i kishte ardhur asaj me dhurata. Megjithatë, Esma nuk i morri ato derisa ajo e pyeti profetin ﷺ, prandaj u shpall:

لَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” 60:8

Muhamed bin el-Munkedir ka thënë: “Esma (radijAllahu anha) ishte shumë bujare.”

Ibnuz-Zubejr ka thënë: “Unë nuk kam parë ndonjë grua që ishte aq bujare siç ishte Aishah dhe Esma. Bujaria e tyre dallonte nga bujaria e të tjerëve. Aishah e kishte zakon të mbledhë derisa ta dhuronte atë, ndërsa Esma nuk mbante asgjë për nesër.”

Fatimeh bint el-Mundhir ka thënë: “Esma sëmurej shpesh dhe në këtë rast gjithnjë ajo lironte robërit që i kishte në pronësi.”

Hisham bin Urueh ka thënë: “Në kohën e Said el-Asit ka pasur shumë hajdutë në Medine. Për këtë shkak Esma merrte gjithnjë një thikë me vete dhe e vendoste nën kokë kur ajo flinte.”

Ajo mbushi njëqind vjeç.

Nëna e Ebul-Muhajahs ka thënë: “Pasi që Haxhaxhi kishte mbytur Abdullah bin Zubejrin, ai e vizitoi Esmën, dhe i tha asaj: “Nënë e dashur! Udhëheqësi Besimtarëve më urdhëroi mua që të kujdesem mirë për ty. A ke nevojë për diçka:” Ajo tha: “Unë nuk jam nëna juaj. Unë jam nëna e atij të kryqëzuarit. Unë nuk kam nevojë për asgjë. Megjithatë, unë mund t’ju them se kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Nga Thekifi do të vijë një gënjeshtar dhe një tiran.”

Sa për gënjeshtarin ne e kemi parë atë- do të thotë Muhtarin, ndërsa sa për tiranin, ai je ti.” Ai tha: “Tirani i hipokritëve.”

Ja’la Et-Tejmi ka thënë: “Unë kam ardhur në Mekke tre ditë pasi e kishin mbytur Abdullah bin Zubejrin dhe ai qëndronte i kryqëzuar. Atëherë erdhi nëna e tij e cili ishte e vjetër, e gjatë dhe e verbër dhe i tha Haxhaxhit: “A nuk është koha që kalorësi të zbritet poshtë?” Ai  i tha: “Hipokriti?” Ajo tha: “Betohem në Allahun se ai nuk ishte hipokrit. Ai e kishte zakon të agjëronte dhe të falej nafile shumë. Ai ishte i bindur.” Ai i tha: “Largohu, o plakë! Ti je çmendur.” Ajo tha: “Betohem në Allahun se unë nuk jam çmendur prej që kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Në Thekif është një gënjeshtar dhe një tiran.”

Iu tha Ibn Umerit (radijAllahu anhu) pasi që ishte kryqëzuar Abdullahu (radijAllahu anhu): “Esma është në xhami.” Ai shkoi te ajo dhe i tha: “Këto kufoma nuk janë asgjë. Por dije se shpirtrat janë tek Allahu. Ke frikë Allahun dhe bëhu e qëndrueshme.” Ajo tha: “Çfarë do më ndalojë mua?! Koka e Jahja bin Zakarijasë ﷺ i është dhënë dhuratë një prostitute të benu Israilëve!”

Ibn Ebi Mulejkeh ka thënë: “Pasi ishte mbytur Ibnuz-Zubejri e vizitova Esmën, ajo më tha: “Unë kam dëgjuar se ky person ka kryqëzuar Abdullahin. O Allah! Mos më vdis deri sa ta parfumoj dhe ta qefinosi!” Trupi i tij u soll pran saj dhe ajo e parfumoi dhe e qefinosi atë me duart e saj, edhe pse ajo kishte humbur të parit.”

Ibn Ebi Mulejkeh ka thënë: “Ajo ia fali atij namazin e xhenazes dhe vdiq brenda një jave.”

Ibn Sad ka thënë: “Ajo vdiq vetëm disa net pas birit të saj.”

Ajo ka transmetuar pesëdhjetë e tetë hadithe, Buhariu dhe Muslimi së bashku kanë transmetuar trembëdhjetë prej tyre.


1 Ibn Haxheri ka thënë: “Kjo është një fjalë e cila i thuhet devesë për të zbritur poshtë në gjunjët e vet.”

Shpërndaje: