Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Etiketimi me emrat Xhamij dhe Medkhali/Rabiovca

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kërkojmë nga shejkhu i nderuar që të na këshillojnë në lidhje me atë që është përhapur kohëve të fundit në mesin e disa kërkuesve të dijes, e që ka të bëj me akuzat ndaj disa dijetarëve të njohur, duke i etiketuar ata që prezantojnë në ligjëratat e tyre, duke u thënë se ata janë Xhamiij apo Medkhali. Ata kanë për qëllim dijetarin e nderuar Allahu e mëshiroftë Muhammed Eman el-Xhamij dhe dijetarin e nderuar Allahu e ruajttë Rabi Bin Hadi el-Medkhali. Salavatet dhe selamet qofshin për profetin tonë Muhammed.

Përgjigje: Kjo është brenda përgjigjes së mëhershme për të cilën fola më herët. Por ju them: Lërini këto gjëra dhe këto etiketime.

Allahu thotë:

“Dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape.” (49:11)

Të gjithë jeni vëllezër ndërmjet vete, pasues të së njëjtës fe dhe të gjithë jeni kolegë me njëri-tjetrin; për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut.
Largohuni nga këto gjëra dhe respektoni dijetarët.

“Kush nuk i respekton dijetarët do të pengohen që të përfitoj nga dituria e tyre.” D.m.th. nuk do të përfitoj nga dijetarët.

Andaj po e përsëris që t’i leni këto gjëra. Etiketimet në mesin tuaj duke i përdorur dijetarët të cilët kanë mirësi dhe pozitë në mesin e njerëzve për të cilën duhet ta keni në konsideratë.

Thotë Allahu në Kur’an:

“Allahu i lartëson ata të cilët kanë besuar e posaçërisht ata të cilët iu është dhënë dituri.” (58:11)

Pra, dijetarët duhet të kenë vendin e tyre, pozitën dhe respektin e merituar. Nëse nuk keni besim tek dijetarët, atëherë tek kush duhet pasur besim? Nëse humbet besimi tek dijetarët, atëherë tek kush mbështeten njerëzit?! Kjo padyshim se është ngastër dhe intrigë që po ndodhë në mesin e njerëzve. Andaj, është obligim të kihet kujdes duke qëndruar larg nga këto gjëra. Gjithashtu duhet këshilluar të tjerët për një gjë të tillë.

Shpërndaje: