Pyetje: Pasuesit e bidatit në të gjitha kohët janë munduar që të njollosin Ehli-Sunnetin dhe Xhematin me etiketime irrituese, me qëllim largimin e njerëzve nga ata, si Muxhesimeh, Hash’auijeh dhe Mushebihah dhe sot i etiketojnë ata me nofkat Vehabista dhe Al-Xhamijeh. Si duhet të jetë qëndrimi i nxënësit të dijes ndaj këtyre etiketimeve dhe sqarimeve të këtyre njerëzve?
Përgjigje: Para së gjithash ai duhet t’ua shpjegoj atyre këtë. Ndoshta disa prej tyre janë mashtruar. Ata nuk e dinë të vërtetën. Ata vetëm i dëgjojnë këto gjëra ndërsa ata në të vërtet nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë këto? Duhet tu shpjegohet e vërteta atyre dhe se këta emra dhe etiketime janë të pabaza dhe se këto janë kurthe nga armiqtë.
Le t’ua sqarojë se çfarë do të thotë Vehabizmi ose Al-Xhamijeh – siç thonë ata. Le t’ua sqarojë ai atyre; ose le të kërkojnë prej tyre që ata të shpjegojnë, le tu thotë atyre ju e dini se çka do të thotë Vehabizmi, atëherë më sqaroni mua medhhebin e Vehabive, që ju po e kritikoni?!!
Ata nuk do të gjejnë asgjë (prej fakteve). Ata do të hutohen.
Ma shpjego mua çfarë do të thotë Al-Xhamijeh dhe çfarë medhhebi kanë në mënyrë që të shmangem prej tyre. Ata nuk janë në gjendje të thonë asgjë. Kjo ka të bëjë vetëm me etiketime dhe urrejtje. Është obligim braktisja e këtyre çështjeve dhe të shmangurit prej tyre, dhe të mos futesh në to.
Para së gjithash kërkoj personit (që etiketon) që ta shpjegojë se cili është medhhebi i Vehabive dhe i Al-Xhamijeh. Nëse ai nuk e di këtë, ju e pyesni se si ai mund të paralajmërojë kundër tyre dhe nuk e di se cili është medhhebi i tyre. Thuaj ky është medhebi i tyre. Pastaj ia shpjegon atij. Ndoshta ai vetëm ka dëgjuar gjëra dhe nuk di. Le t’ua shpjegojë atyre se çfarë besimi ka Vehabizmi dhe se nuk ka asnjë grup të quajtur Al-Xhamijeh. Ky është vetëm një etiketim i urrejtjes. Për më tepër nuk ka asnjë grup të tillë Al-Xhamijeh – elhamduli-Lah-. Ne të gjithë jemi në hajr – nëse do Allahu – dhe shpresojmë se ne të gjithë pasojmë të vërtetën.
Sa për Muxhesimeh dhe Hash’uijeh këto etiketime në asnjë mënyrë nuk kanë dëmtuar Ehlis-Sunnetin dhe Xhematin. Këto etiketime kanë dëmtuar vetëm ata që i përdorin. Nuk dëmtohet Ehli-Sunneti dhe Xhemati kur etiketohet si Hash’uijeh dhe Muxhesimeh për derisa ata pasojnë të vërtetën. Kjo nuk do t’i dëmtojë ata.