Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ezani kur është moti i ftohtë dhe me shi

Hafidh Ahmed bin Haxher el-Askalani (v. 852)

Fet’h-ul-Bari (2/139-140)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

632 – Musedded na tregoi: Jahja na njoftoi: “Ubejdil-lah bin Umar na informoi: Nafi më tregoi:

“Një natë të ftohtë në Daxhnan Ibn Umeri thirri ezanin për namaz. Pastaj ai tha: “Faleni namazin në tendat tuaja.” Pastaj ai na tregoi se i dërguari i Allahut e kishte zakon të urdhërojë muezinin që të thërriste ezanin dhe që pastaj të thoshte: “Faleni namazin në tendat tuaja” nëse ishin netë të ftohta dhe me shi gjatë udhëtimit.”

“Xhaxhnan…” Autori i “es-Sihah” tha se është një mal që gjendet në periferi të Mekës.

“…dhe që pastaj të thoshte…” Kjo tregon qartë se kjo thuhet pas përfundimit të ezanit. El-Kurtubi tha pasi përmendi formulimin e Muslimit, “…ai e tha këtë në fund të ezanit…”:

“Është e mundur që “fundi” këtu nënkupton vetëm para përfundimit që të jetë në gjendje ta kombinojë atë me hadithin e Ibn Abbasit”.

Ne kemi përmendur tashmë në kapitullin “el-Kelam fil-Adhan” se Ibn Khuzejmeh ka interpretuar fjalët e Ibn Abbasit fjalë për fjalë dhe se kjo thuhet në vend të “Hajja alas-Salah, Hajja alal-Felah” duke pasur parasysh kuptimin. “Hajja ala…” do të thotë “ejani në namaz” dhe “faleni namazin në tendat tuaja” do të thotë “mos ejani këtu”. Nuk është e përshtatshme që të përmenden dy formacione kundërshtuese njëra pas tjetrës.

Megjithatë, është e mundur që të kombinohen të dyja. Nuk duhet të jetë ashtu siç është përmendur. Përkundrazi, kjo do të thotë që kuptimi i “faleni namazin në tendat tuaja” është një lejim për atë që dëshiron të merr dhe se “ejani në namaz” rekomandohet për këdo që dëshiron të arrijë përsosmërinë edhe nëse ai duhet të përballet me vështirësi. Kjo mbështetet nga hadithi i Xhabirit nga Muslimi në të cilin thotë:

“Ne udhëtuam me të dërguarin e Allahut pasi filloi të binte shi. Pastaj ai tha: “Ai prej jush që dëshiron të falë namazin në shtëpinë e tij, i lejohet ta bëjë këtë.”

“…netë të ftohta dhe me shi…” 

Në “es-Sahih” të Ebu El-Auanah thuhet:

“…netë të ftohta ose të stuhishme ose me shi…”

Kjo dëshmon se të gjithë këta tre faktorë janë një justifikim për të mos falur namazin me xhemat. Ibn Batal njoftoi se ka një konsensus për këtë. Megjithatë, dihet se medhhebi Shafei konsiderojnë vetëm netët e stuhishme të jenë një justifikim, sepse hadithi duket se e përmend vetëm natën. Por në “es-Sunen” përmendet nëpërmjet Ibn Is’hakut nga Nafi:

“…Netë me shi apo ditë të ftohta…”

Këto libra gjithashtu përmendet edhe me një zinxhir të transmetimit autentik  nga Abul-Malhi, nga babai i tij:

“Një ditë ra shi dhe më pas ata u lejuan [të falin namazin në shtëpi]…”

Unë nuk kam parë ndonjë hadith të qartë që lejon namazin në shtëpi për shkak të një dite të stuhishme. Nga ana tjetër, krahasimi (Kijasi) kërkon këtë, siç përmendet Ibn Rafa’i.

“…gjatë udhëtimit.” – Kjo duket të jetë vetëm një çështje udhëtimi. Megjithatë, shumica i përmbahen transmetimit nga Maliki, nga Nafi, i cili përmendi xhematin në mënyrë të pakufizuar. Por parimi thotë se moskufizimi interpretohet nga i kufizuari. Por parimi thotë kjo vlen vetëm për udhëtarin dhe atë që është në shtëpi dhe gjenë vështirësi në shkuarjen për në namazin me xhemat dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: