Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu na ka ligjësuar istiharen dhe e ka zëvendësuar kërkimin e fatit përmes shortit me istiharen, nëse merakosesh për një çështje dhe je i pasigurt nëse kjo çështje është e dobishme apo jo, a është në interesin tuaj apo jo, fali dy rekate dhe thuaje lutjen e istihares. Dëshiron të udhëtosh, dëshiron të martohesh, dëshiron të bësh ortak me dikë dhe nuk e di gjendjen e tij, jam i pasigurt se a të bëhesh ortak me të apo jo, fale namazin e Istihares dhe lutjen e istihares dhe do të kesh sukses me lejen e Allahut.