Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala (11/261)
Përktheu: Valdet Gashi
Hanbeli tregoi se ai e dëgjoi Ahmed bin Hanbelin duke thënë:
“Unë i fal të gjithë ata që kanë folur për mua, përveç bidatçiut. Unë e kam falur Ebu Is’hak el-Mu’tasimin dhe kam parë se Allahu thotë:
وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا أَلَا تُحِبُّونَ أَن يَغْفِرَ اللَّهُ لَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
”Po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t’u falë ju? Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.”
Po ashtu, profeti ﷺ e urdhëroi Ebu Bekrin të falte Mistah (i cili shpifi se Aishah kishte bërë zina). Çfarë përfiton ti nga ajo që Allahu të ndëshkojë vëllain tënd musliman për shkakun tënd?
1 24:22