Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=152031
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që qëndrojnë në anën e tij.
Duke u bazuar në fjalët e profetit tonë (salAllahu alejhi ue selem):
”Ai që nuk i falënderon njerëzit nuk e falënderon Allahun.” 1
Unë falëndëroj shumë këtë vend të bekuar – vendin e dy xhamive të shenjta Arabinë Saudite – pushtetarët e saj e në veçanti shërbëtorin e dy xhamive të shenjta mbretin Selman bin Abdil-Aziz -Allahu e ruajttë-, princin trashëgimtar të tij Mukrin bin Abdil-Aziz, dhe zëvendës princin e tij dhe ministër i brendshëm Muhamed bin Najif bin Abdil-Aziz – Allahu i ruajttë të gjitha ata – dhe qeverinë e tyre të shëndoshë që mbështet Islamin dhe muslimanët si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, përhapë Teuhidin dhe Sunnetin dhe respekton dijetarët e umetit. I falënderoj ata për shkak se ma kanë lehtësuar për të hyrë në këtë vend dhe për tu kuruar në këto rrethana të vështira. Unë e falënderoj veçanërisht lartësinë e tij Princin Muhamed bin Najif, princin e Xhizanit Muhamed bin Nasir dhe birin e tij fisnik Fejsalin, për shkak se më kanë ndihmuar që kur kam ardhur në këtë vend deri në kohën e shkrimit. I falënderoj të gjithë vëllezërit e tyre dhe të gjithë vëllezërit e tjerë të cilët na kanë pritur dhe na kanë nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme. E them këtë si një detyrë ndaj Allahut dhe jo si lajkatim. Për shumë vite unë jam edukuar në këtë vend sipas Teuhidit dhe Sunnetit. Unë nuk e harroj favorin e tij tani kur unë jam i shtrirë në të dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua në të ardhmen e afërt.
Gjithashtu, falënderoj dijetarët e këtij vendi për atë që kanë bërë dhe për atë që ata janë ende duke bërë për të përhapur Teuhidin dhe Sunnetin dhe për luftimin e idhujtarisë dhe bidateve brenda vendit dhe jashtë tij. Dobia e tyre ka sjellë fruta në botë. Allahu i faltë të vdekurit dhe i ruajtë të gjallët. Kam për qëllim sidomos Imam Abdul-Aziz bin Bazin, Alameh Ibn Uthejmin, Myftiun e sotëm Shejkh Abdul-Aziz Alu-Shejkh, Alameh Salih bin Feuzan el-Feuzan dhe gjithë të tjerët në Komisionin e Fetvave në këtë vend të bekuar.
As nuk i harrojë dijetarët e Medines dhe Kalorësve të Teuhidit dhe Sunnetit sikurse Alameh Abdul-Muhsin el-Abbad, Alameh Rabi el-Medkhali, Alameh Salih es-Suhejmi dhe Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali. Allahu i mëshiroftë ata që kanë vdekur dhe i bashkoftë ata me profetët, të sinqerit (siddikinët), shehidët dhe të drejtët, sa shoqërim i mirë që është ai me ta.
Shruar nga Ebu Ibrahim Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi el-Abdali
me datën 01-07-1436 ose 20-04-2015
në Rijad
Shejkhu i nderuar -Allahu e mëshiroftë!- vdiq me datën 10-07-1436 ose 29-04-2015
1 Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibn Hibani nga Ebu Hurejrah (radijAllahu anhu). Autentik sipas Imam Albanit.
Ka thënë Alameh Mukbili rahimehullah: ”Nëse dikush duhet të jetë Myfti i Jemenit ai duhet të jetë Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab el-Uasabi.”
Burimi: www.olamajemen.com