Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falënderimi i Zotit dhe i robit

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (5/247)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Falënderimi është përmendur në aspektin e falënderimit të robit ndaj Zotit dhe falënderimin e Zotit ndaj robit.

Falënderimi i robit ndaj Zotit është që ai të përdor të gjitha mirësitë e Tij në një mënyrën që e kënaqë Atë. Falënderimi për sytë është që të mos shikosh në diçka që nuk e kënaqë Atë. E njëjta gjë vlen për të gjitha gjymtyrët tjera. Falënderimi për pasurinë është që ato të shpenzohet në urdhërimet e Zotit. Përveç kësaj, zemra dhe gjuha e tij duhet të jenë falënderuese gjithashtu. Falënderimi i robit ndaj Zotit është përmendur në disa ajete, duke përfshirë fjalët e Allahut (Te ala):

فَلَوْلَا تَشْكُرُونَ

”Përse nuk falënderoni?” 1

وَاشْكُرُواْ لِي وَلاَ تَكْفُرُونِ

”Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim dhe mëshirë). Më falënderomëni Mua (duke m’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!2

Falënderimi i Zotit ndaj robit është që Ai ta shpërblej atë me bollëk dhe begati për pak vepra të tij. Aillahu (Te ala) ka thënë:

وَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًا فَإِنَّ اللّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ

”E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se Allahu është shpërblyes i gjithëdijshëm.” 3

وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَذْهَبَ عَنَّا الْحَزَنَ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٌ شَكُورٌ

E ata thonë: “Falënderuar qoftë Allahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës.” 4


1 56:70.

2 2:152.

3 2:158.

4 35:34.

Shpërndaje: