Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)
Burimi: Letaiful-Mearif, fq. 391
Përktheu: Besim Gjelaj
www.perlatmuslimane.com
Ebu Derda (radijAllahu anhu) thoshte:
“Falni dy rekate namaz në errësirën e natës për errësirën e varrit, agjëroni një ditë kur është vapë, për nxehtësinë e ditës së Ringjalljes dhe jepni lëmoshë (për t’i shpëtuar) të keqes së ditës së vështirësisë.”