Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja drejt fotografive apo televizorit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (105), min: 44:03-44:40
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për t’u falur në një vend ku ka fotografi ose ku televizori është i ndezur?

Përgjigje: Nuk lejohet të falesh në një vend ku ka fotografi nëse namaz falësi është përballë fotografive. Nuk lejohet të falesh drejt fotografive, pavarësisht nëse ato janë të varura në mur ose janë të ngritura. Sepse kjo i përngjason adhurimit që bëjnë mushrikët.

Shpërndaje: