Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e drekës pas imamit që është duke e falur ikindinë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/445)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e vlefshme që të falim drekën pas imamit që është duke e falur ikindinë?

Përgjigje: Kjo është e padëmshme. Namazi është i vlefshëm sipas mendimit të saktë sepse profeti ﷺ ka thënë:

”Me të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që synojë.”

Transmeton Bukhari (1) dhe Muslimi (1907).

Nuk ka asgjë të konfirmuar nga i dërguari i Allahut se imami dhe personi i udhëhequr duhet të kenë të njëjtin qëllim. Kështu që secili shpërblehet sipas nijetit të tij sikurse e vërteton hadithi:

“dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që synojë.”

Shpërndaje: