Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, fq. 615
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A është e lejueshme për një grua që t’i udhëheq gratë e tjera në namaz në shtëpi?
Përgjigje: Nuk ka të keqe në qoftë se një grua i udhëheq gratë e tjera në namaz. Gjëja më e mirë është që ajo të qëndroj në të njëjtin rresht me to. Ajo nuk duhet të qëndrojë para tyre. Kjo është më mirë se ato të falen vetmas.