“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A i falet xhenazja atij që ther për xhindët?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Mexhmu Fataua Ibn Baz, fq. 149
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të bëhet dua për një person ose t’i falet namazi i xhenazes, nëse ai ka vdekur duke besuar se lejohet therja e kafshëve për xhinët, duke qenë se edhe vetë e ka praktikuar këtë veprim?

Përgjigje: Nuk lejohet t’i falet namazi i xhenazes, as t’i lahet trupi, as të mbështillet me qefin sepse ai nuk konsiderohet më musliman. Gjithashtu, nuk lejohet të varroset në varrezat e myslimanëve së bashku me ta, pasi ai është mushrik (idhujtar).

I njëjti gjykim vlen edhe për atë që u lutet xhinëve, eulijave ose të vdekurve, apo u bën zotime atyre, duke kërkuar dobi ose largimin e ndonjë të keqeje prej tyre

Shpërndaje: