“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e namazit me fustan të shkurtër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, faqe. 615

Mexhmu´atu Rasa’il Da’uijjeah ue Menhexhijjeh

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme për një grua që të fal namazin e tervavive e veshur me një fustan të shkurtër që tregon një pjesë të kërcirit të saj apo duart?

Përgjigje: Namazi i gruas është i pavlefshëm nëse ajo nuk falet në një fustan që mbulon tërë trupin me përjashtim të fytyrës, nëse ajo nuk është në prezencën e meshkujve të huaj. Nuk ka lidhje nëse falë namazin e teravive apo ndonjë namaz tjetër. Gjithashtu nuk ka lidhje nëse ajo falet vetëm, me gratë të tjera ose me burrat maharim. Në këtë rast i leojohet të zbulojë fytyrën e saj. Nëse ajo do të jetë në praninë e meshkujve të huaj ajo duhet të mbulojë fytyrën e saj.

Gruaja e cila fal namazin në një fustan të shkurtër që tregon një pjesë nga kërciri i saj, namazi i saj nuk është i vlefshëm. Ajo duhet të falet në rroba të gjera që mbulojnë tërë trupin e saj.

Shpërndaje: