Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdet-il-Fikh (9)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdt–14340506.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është i vlefshëm falja e namazit me kanotiere (për meshkujt) nëse shumica e supeve janë të zbuluara?
Përgjigje: Nuk është obligim të mbulohen supet. Vetëm imam Ahmedi e konsideron këtë të detyrueshme sipas një prej transmetimeve të tij. Përndryshe kjo nuk është obligative. Për deri sa aureti i tij të jetë i mbuluar, nuk është e nevojshme të mbulohen supet. Shumica e dijetarëve e konsiderojnë këtë të rekomanduar.