Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e namazit në drejtim të gabuar

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: “El-Masail el-’Ilmijjeh fil Kadaja el-Fikhijjeh”, fq. 78-79

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një person falet në një drejtim tjetër nga Kibla, pastaj i bëhet e qartë se ishte falur në drejtim të gabuar duke pasur akoma kohë për atë namaz, a duhet që ai ta përsërisë këtë namaz?”

Përgjigje: “Jo, nuk duhet ta përsërisë namazin. Argument për këtë është rasti kur disa nga Sahabë të Profetit salallahu alejhi ue selem u falën në drejtime të ndryshme nga Kibla pasi që kishte mjegull. Kur erdhi mëngjesi ata i treguan Profetit salallahu alejhi ue selem se çfarë kishte ndodhur, kurse ai nuk i urdhëroi ata që ta përsërisin namazin.”

Shpërndaje: