Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (902)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Ndonjëherë ndodh që mund të falemi në ndonjë shtëpi në të cilën ka fotografi, a është i lejuar (të falet) namazi në këtë rast?”
Përgjigje: ”Po, namazi lejohet, porse është e urryer. Nëse shkoni në ndonjë shtëpi në të cilën ka fotografi, duhet që të kërkoni nga pronari i shtëpisë nëse ka ai ndonjë dhomë në të cilën nuk ka fotografi dhe të faleni në të dhe çështjen ia len Allahut.
Për këtë arsye, nuk është në rregull që këtë çështje ta dinë dy apo tri familje, porse e vërteta duhet të jetë e përhapur midis të gjithë myslimanëve.”