Shejkh Abdullah bin Shejkh Muhammed
Burimi: ed-Durar us-Sannieh fi Axhuibah en-Nexhdieh Vol 4. fq.281
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shejkhu është pyetur: ”Nëse një grup namaz falës formojnë një rresht të dytë edhe pse rreshti i parë nuk është plotësuar, a pranohet namazi i tyre apo duhet ta përsërisin atë?”
Përgjigje: ”Namazi i tyre pranohet dhe ata nuk duhet ta përsërisin atë, megjithatë, ata duhet të urdhërohen që ta plotësojnë rreshtin e parë, pastaj rreshtin pas tij duke u bazuar në hadithet që janë përmendur në lidhje me këtë çështje.”