Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (41)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%20-%2019%20-%2002%20-%201437-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A duhet falur pas personit që ka besimin e Xhehmive në lidhje me ngritjen e Allahut dhe e interpreton atë si pushtim?
Përgjigje: Xhehmitë nuk thonë kështu. Është besimi i Esharive që thotë:
“Pastaj Ai u ngrit mbi Arsh.“ 13:2
do të thotë se Allahu e mori pushtetin. Ai (që beson kështu) nuk duhet të emërohet si imam xhamie. Por në qoftë se gjen njerëz (me besim të saktë) falu me ta, e nëse nuk ka të tjerë, atëherë falu me ta (Esharitë). Mos e humb shpërblimin e namazit me xhemat.