Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja pas imamit që falet shpejt

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (56), min: 1.02.17

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-1-1-1438-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Jam falur prapa një imami i cili nuk falej qetë në namaz. Ai falej shumë shpejt. Si rrjedhojë, unë dola nga namazi dhe u fala i vetëm. A ishte veprimi im i saktë?

Përgjigje: Mos u falë me të nëse ai falet aq shpejtë saqë shtyllat apo vaxhibet e namazit i mangëson. Por mos e braktis atë nëse ai nuk falet aq shpejtë sa që vaxhibet e namazit nuk i mangëson. Falu me të.

Dhe edhe në qoftë se nuk do të vazhdosh të falesh me të, nuk duhet të largohesh nga aty, ti bëje nijetin që të falesh vetëm, përfundoje namazin tënd dhe jep selam. 

Shpërndaje: