Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/224)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që të falet namazi i bajramit në disa vende në një qytet?
Përgjigje: Kjo është në rregull nëse është e nevojshme, sikurse është në rregull për të falur namazin e xhumasë në disa vende kur është e nevojshme. Allahu (te ala) ka thënë:
هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ مِّلَّةَ أَبِيكُمْ إِبْرَاهِيمَ
“Ai ju zgjodhi ju dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit.” 22:78
Nëse nuk ishte falur namazi në disa vende do të ishin privuar disa njerëz nga namazi i xhumasë dhe ai i bajramit. Shembuj të nevojave janë që qyteti të jetë i madh dhe është e vështirë për të shkuar nga njëra anë e qytetit në tjetrën për të falur namazin e bajramit. Megjithatë, në qoftë se nuk ka nevojë për këtë atëherë të gjithë falen në një vend.