Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.Falja e namazit të natës në këmbë dhe ulur

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 79-80

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti  e kishte zakon të falë namazin e natës gjatë dhe ai e falte atë edhe në këmbë edhe ulur. Nëse ai lexonte në këmbë, ai bënte ruku në këmbë, dhe në qoftë se ai lexonte ulur, ai e bënte rukun ulur.1

Ndonjëherë ai e falte namazin ulur dhe lexonte ulur. Dhe kur mbetej nga leximi i tij aq sa korrespondon me tridhjetë apo dyzet ajete, ai ngrihej dhe i lexonte ato. Pastaj ai bënte ruku dhe sexhde, të njëjtën gjë e vepronte në rekatin e dytë.2

Nga fundi i jetës së tij ai ﷺ e falte namazin vullnetar ulur. Kjo ndodhi një vit para vdekjes së tij.3

Ai e kishte zakon të ulej këmbëkryq.4


1 Muslimi dhe Ebu Daudi.

2 Bukhari dhe Muslimi.

3 Muslimi dhe Ahmedi.

4 Nesai, Ibn Khuzejmeh në librin e tij ”Es-Sahih (1/107/2)”, Abdul-Ghani El-Makdisi në ”Es-Sunnen (1/80)” dhe Hakimi i cili e shpalli hadithin autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.

Shpërndaje: