Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e namazit të personit i cili së pari e vrau gruan e tij dhe pastaj bëri vetëvrasje?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/150)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet ti falet namazi i xhenazes njeriut i cili së pari e vrau gruan e tij dhe pastaj bëri vetëvrasje?

Përgjigje: Po, duhet ti falet. Vrasja nuk e nxjerr vrasësin nga Islami. Dëshmi për këtë janë fjalët e Allahu (tebarek ue te ala): 

O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mirë.” 1

Ai tha se vrasësi është vëllai i të vrarit. Ai nuk do të kishte qenë vëlla i tij nëse vrasja do ta nxirrte atë nga islami. Por edhe në qoftë se vrasja nuk të nxjerr nga islami është ende një veprim i rëndë dhe ndëshkimi i saj është i ashpër. Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.” 2

Ky veprim i keq përfshinë pesë denime:

1 – Hyrjen në xhehnem

2 – Të qëndruarit gjatë në të

3 – Shkakton zemërimin e Allahut

4 – Shkakton mallkimin e Allahut

5 – Dënim të rreptë

Pra, kjo nuk është një gjë e vogël, por as nuk është dalje nga feja. Prandaj, duhet ti falet namazi i xhenazes atij dhe gjithashtu duhet kërkuar falje për të. Mirësia e Allahut është e gjërë.


1 2:178

2 4:93

Shpërndaje: