Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Tauxhihat Muhimmeh li Shabab-il-Ummah, fq. 377-378
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme të angazhohemi me namaz nafile nëse është thirrur ikameti për namazin farz?
Përgjigje: Nëse thirret ikameti për namazin farz, është e ndaluar që të fillosh me namazin nafile. Dhe namazi i cili është falur në këtë kohë është i pavlefshëm.
Ndërsa nëse ikameti thërritet ndërsa je duke falur namaz nafile dhe ke filluar namazin para thirrjes së ikametit, e ndërpret namazin nëse je në rekatin e parë dhe e përfundon atë nëse je në rekatin e dytë, pastaj i bashkëngjitësh xhematit.