Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Adhua-ul-Bejan (3/301-302)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dije se duhet falur sabahun në ditën Nahr (në ditën kur theren kurbanat) në Muzdelifeh sapo të ketë hyrë koha. Kjo ishte praktika e profetit ﷺ. Përveç kësaj gjithashtu duhet ta dini se hadithi te Bukhari dhe Muslimi ku Abdullah ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:
“E kam parë të dërguarin e Allahut ﷺ gjithmonë duke falur çdo namaz në kohë përveç në dy raste; kur bashkonte namazin e akshamit me atë të jacisë dhe atë ditë (në Muzdelifeh) kur e fali sabahun më herët.”
Nuk ka për qëllim se ai e fali sabahun para agimit për shkak se kjo është e ndaluar sipas konsensusit. Ajo që nënkuptohet është se profeti ﷺ e fali sabahun më herët se zakonisht, pasi kishte filluar agimi.