Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e 4 rekateve nafile me një teslim

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/476)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

237 – Aliu (radijAllahu anh) ka thënë:

“Pasi që profeti ﷺ e fali sabahun, ai priti derisa dielli u ngrit në lindje – aq sa është i ngritur në kohën e ikindisë në perëndim. Pastaj ai i fali dy rekate1. Pastaj ai priti derisa dielli u ngrit në lindje aq sa ngritët pas drekës kah perëndmi. Pastaj ai fali katër rekate2, pastaj dhe katër rekate para drekës pasi dielli e kishte lënë zenitin, dy rekate pas drekës dhe katër para ikindisë. Në mes të dy rekateve ai dërgonte selame për engjëjt, profetët dhe pasuesit e tyre besnik. Në fund jepte selam.”

Transmetuar nga Ahmedi (650), djali i tij (1202), Tirmidhi (493), Nesai (1/139-140), Ibn Maxheh (1/354), Tajalisi (1/113-114 ), Bejhaki (2/273) dhe Tirmidhiu në “esh-Shama’il” (2/103-104) nga Shu’beh dhe të tjerët, nga Ebu Is’haku, nga Asim bin Dhamrah i cili ka thënë:

“Ne e pyetëm Aliun se si profeti ﷺ i falte namazet nafile të ditës së profetit ﷺ

Ai tha: “Ju nuk mund ta bëni këtë.”

Ne thamë: “Na trego në mënyrë që ne të bëjmë atë që mundemi.”

Fjalët e tij “Më në fund ai dha selam” dëshmon se është sunnet që namazet nafile të ditës që janë nga katër rekate duhet falur me një selam të vetëm. Pra nuk duhet të jepet selam pas çdo dy rekateve. Disa thonë se shprehja:

“Pas çdo dy  rekateve ai dërgoi selame për engjëjt, profetët dhe pasuesit e tyre besimtarë.”

do të thotë të dalësh nga namazi (të përfundosh namazin). Këtë e refuzoi shejkh Ali el-Kariu në librin e tij “Sherh-ul-Shama’il” dhe tha:

“Është e qartë se selami që përmbyllë namazin vlen në mënyrë specifike për engjëjt dhe besimtarët që vijnë në namaz. Formulimi i hadithit është më i përgjithshëm se sa kaq pasi që hadithi përmend engjëjt e afërt, profetët dhe pasuesit e tyre besimtarë.”

Kështu, el-Munauiu e kundërshtoi në shpjegimin e tij të librit “esh-Shama’il” dhe se bëhet fjalë për teshehudin dhe tha:

“Shahadeti përbëhet nga selami për të gjithë kur ne themi:

السلام علينا و على عباد الله الصالحين

“Selami me ne dhe me robërit e devotshëm të Allahut.”


1 Ky është namazi i duhasë.

2 Këto katër rekate faleshin pak para kohës së ndaluar.

Shpërndaje: