Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Alush-Shejkh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lidhur me namazin e teravive – myftiu i Saudisë – u përgjigj se, këtë vit njerëzit t’i falin teravitë në shtëpitë e tyre gjatë Ramazanit sepse me të vërtetë është e pamundur që të bëhet kjo në xhami për shkak të masave të sigurisë të marra nga institucionet kompetente në luftën kundër virusit corona.
Ndërsa lidhur me namazin e bajramit në shtëpi, ai u përgjigj: në rast se situata vazhdon të jetë kështu dhe namazi i bajramit nuk mund të falet nëpër xhami ose në vende të faljes, atëherë ai falet në shtëpi, por pa hutbe. Komisioni i Fetuave el-Lexhnah ed-Daimeh ka nxjerrë fetua më parë se ai që e humbet namazin e bajramit (me xhemat në xhami apo vendfalje) dhe dëshiron ta falë atë, rekomandohet që ta falë atë (në shtëpi) në formën e namazit të bajramit, por pa hutbe.