Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz
Abdurr-Razak Afifi
Abdullah bin Ku’ud
Burimi: http://alifta.com/Fatawa/FatawaChapters.aspx?languagename=ar&View=Page&PageID=36&PageNo=1&BookID=12
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A të shkoj në xhami apo të falem në shtëpi? Unë nuk jam imam, preferoj që të lexojë vet në vend se të dëgjojë leximin e të tjerëve. A kam mëkat nëse i fali teravitë në shtëpi?
Përgjigje: Është në rregull nëse i falë teravitë në shtëpi sepse teravit janë namaz vullnetarë. Megjithatë, është më mirë që t’i falësh në xhami me imam sepse kjo është pasim i asaj që profeti ﷺ dhe shokët e tij vepruan. Kur profeti ﷺ ishte falur me shokët e tij deri në pjesën e tretë të natës, sahabët pyetën nëse ata mund të falen tërë natën
Profeti ﷺ tha:
“Ai që falet me imamin derisa ai ta përfundoj namazin, konsiderohet sikurse të jetë falur tërë natën.”
Transmeton Ahmedi, Tirmidhi (806), Nesai (1605) dhe Ibn Maxheh (1327), imam Albani -rahimehullah- ka thënë në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (1/423) se hadithi është autentik.