“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e teravive vetëm me gra

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Al-Muntaka min fataua Shejkh Salih bin Fauzan (3/204)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për një grup të grave që të kenë një imam femër e cila i udhëheq në namazin e teravive?

Përgjigje: Është e lejueshme që gratë të falen së bashku në një tubim gjatë teravive dhe gjatë pesë namazeve të përditshme. Njëra prej tyre i udhëheq ato të tjerat në namaz. Kjo duhet të bëhet në një nga shtëpitë e tyre ku ato janë të ndara nga burrat, sepse Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ja lejoi Ummu Varaka-s që t’i printe në namaz grave të cilat jetonin me të në shtëpi.

Shpërndaje: