Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmim (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (2/332-333)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
Ai që hyn në xhami duhet t’i falë dy rekate
Ebu Katadeh Es-Sulemi-radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari ﷺ ka thënë:
”Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, mos të ulet derisa të falë dy rekate.”
Transmeton Buhari (1163).
Profeti ﷺ tha:
“…derisa të falë dy rekate.”
Ky numër i rekateve theksohet sepse është më i zakonshmi. Nëse një person hyn në xhami dhe fal vitrin vetëm një rekat, a e përmbush qëllimin apo duhet të falë dy rekate? Me sa duket, alternativa e parë është e vlefshme, pasi falja e një rekati të vitrit është e ligjësuar dhe e pranuar. Theksimi i këtij numri vjen për shkak të praktikës së zakonshme. Prandaj, është e vlefshme të hysh në xhami dhe të falësh vitrin me një rekat.
Sulejk El-Gatafanij hyri në xhami në ditën e xhuma, ndërkohë që i dërguari i Allahut ﷺ, mbante hutben.
I dërguari i Allahut ﷺ e pyeti atë: ”A u fale (2 rekate tehijetul mesxhid)?”
Tha: “Jo.”
I dëguari i Allahut ﷺ i tha: “Atëherë ngrihu dhe fali dy rekate të lehta (të shkurtra)!”
Transmeton Ebu Daudi (1116) me zinxhir të saktë.