Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e vitrit si tehijetul mesxhid (1)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/22589/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%AA%D8%AD%D9%8A%D8%A9-%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B3%D8%AC%D8%AF-%D9%84%D9%85%D9%86-%D8%A7%D8%B1%D8%A7%D8%AF-%D8%A7%D9%86-%D9%8A%D9%88%D8%AA%D8%B1-%D8%A8%D9%88%D8%A7%D8%AD%D8%AF%D8%A9
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë hyn në xhami natën dhe ka për të falur namazin e vitrit dhe dëshiron ta falë vetëm një rekat. A konsiderohet ky rekat pjesë e tehijetul mesxhidit (shejkhu e ndërpret)…?

Përgjigje: Jo, të falë së pari tehijetul mesxhid dy rekate, pastaj të falë namazin e vitrit. Të falë tehijetu mesxhid dy rekate, pastaj të falë vitrin, një rekat. Prej sunnetit (udhëzimit profetik) është falja e tehijatu mesxhid dy rekate së pari. Çdo gjë tjetër që falë nuk është tehijetul mesxhid por është namaz vullnetar.


Sulejk El-Gatafanij hyri në xhami në ditën e xhuma, ndërkohë që i dërguari i Allahut ﷺ, mbante hutben.

I dëguari i i Allahut ﷺ e pyeti atë: ”A u fale (2 rekate tehijetul mesxhid)?”

Tha: “Jo.”

I dëguari i Allahut ﷺ i tha: “Atëherë ngrihu dhe fali dy rekate të lehta (të shkurtra)!”

Transmeton Ebu Daudi (1116) me zinxhir të saktë.

Shpërndaje: