“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e xhenazes pas mbarimit të varrimit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Mexhmu’ Fataua Ibn Baz” 13/153
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi për ta falur namazin e xhenazes pasi mbaron varrimi? Dhe afati kohor maksimal, a është një muaj?”

Përgjigje: “Falja e namazit të xhenazes pasi që mbaron varrimi, është një prej Sunneteve, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem e veproi këtë. Nëse një person nuk ka marrë pjesë në namazin e xhenazes, ai duhet ta falë atë pas varrimit.

Edhe në qoftë se një person e ka falur namazin e xhenazes, ai mund ta falë atë përsëri tek varri me ata që e kanë humbur këtë namaz. Pra, nuk ka të keqe në këtë edhe nëse kjo bëhet dy ose tre herë. Mendimi më dominues në mesin e dijetarëve, është se falja e namazit të xhenazes lejohet para se të kalojë një muaj.”

Shpërndaje: