“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e xhumasë dhe namazit të xhumasë nga shtëpia apo dyqani

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/77-78)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet muslimanit që ta falë namazin e xhumasë nga shtëpia, nëse ai mund ta dëgjojë imamin?

Përgjigje: Falja e namazit të xhumasë lejohet të falet vetëm në xhami së bashku me muslimanët. Në qoftë se xhamia mbushet plotë në mënyrë që safat shtrihen jashtë në rrugë është në rregull të falesh në rrugë sepse kjo është rast nevoje. Megjithatë, nuk është e lejuar ose e ligjshme që të falesh nga shtëpia ose nga dyqani.

Qëllimi i xhumasë dhe namazi me xhemat është që muslimanët të jenë së bashku dhe të bashkuar. Kjo sjell miqësi dhe mëshirë të ndërsjellë. Në këtë mënyrë edhe injoranti mund të mësojë nga i dituri.

Nëse do të kishim lejuar këtë dhe t’u thoshim të gjithëve që të falen nga shtëpia me përcjellje të transmetimit me radio radio ose me apartalant, nuk do të kishte ndonjë dobi me ndërtimin e xhamive dhe namazit me xhemat. Kjo vetëm shkakton që falja e xhumasë dhe namazit të xhumasë të ndërpritet.

Shpërndaje: