Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Ebr Al-Hetif Ues-Sejarah (50)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për faljen e namazit të ikindisë disa minuta para se të hyjë koha e akshamit?
Përgjigje: Nëse ai e vonon namazin pa arsye, ai mëkaton. Megjithatë, namazi i tij është i vlefshëm nëse arrin të falë një rekat para perëndimit të diellit. Përndryshe, namazi i tij është i pavlefshëm. Në ditën e gjykimit, ai do të japë llogari për vonimin e namazit derisa t’i ketë kaluar koha.