Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Falja mbi sexhade për shkak të pastërtisë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që muslimani të marrë një qilim/sexhade të posaçëm mbi të cilin e fal namazin e natës si masë sigurie për shkak se ka frikë se qilimi në dhomën e tij mund të jetë i ndotur apo se mund të ketë rënë ndonjë papastërti nga fëmijët mbi të?

Përgjigje: Kurrë! Rregulli bazë është se çdo gjë është e pastër. Braktisi vesveset, rregulli bazë është se çdo gjë është e pastër përveçse nëse e di se ky vend apo ky qilim përmban papastërti. Por për atë që nuk e di rregulli bazë është se ajo është e pastër dhe le t’i braktis vesveset.

Shpërndaje: